TIRANË - “Ngjitja vazhdon. Shqipëria e 37-ta në renditjen e FIFA-s! Faleminderit djema!”-shkruan trajneri i Kombëtares, Gianni De Biazi në statusin e tij, kur mësoi se FIFA e vendosi Shqipërinë në vendin e 38-të të renditjes për muajin qershor.
Renditja në vendin e 37-të është një vend më lart se sa në muajin maj. Shqipëria e arriti këtë vend pas barazimit 1-1 me Norvegjinë në Tiranë në 7 qershor, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014” të grupit “E”. Pikët e Shqipërisë janë 689 për renditjen e publikuar të muajit korrik sipas ecurisë së një muaji më parë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com