Shqipëria ‘përplaset’ me Kosovën
për projektin e De Biasit për talentet

Shqipëria ‘përplaset’ me Kosovën<br />për projektin e De Biasit për talentet
Gianni de Biasi ka shënjestruar për të ftuar në ekip katër kosovarë të tjerë, por që të katërtit janë edhe në planet e trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaki. Ai nuk është i gatshëm të lëshojë këta lojtarë të luajnë për Shqipërinë, madje thotë se shpejt do të ftojë edhe kosovarët e tjerë që luajnë për Shqipërinë
 
Trajneri italian, Gianni de Biasi, pret që në periudhën dyvjeçare ekipin "A" të Shqipërisë ta pasurojë edhe me disa lojtarë tjerë të rinj, kryesisht kosovarë, por kjo ide e italianit pritet të kundërshtohet fuqishëm nga Kosova.
 
Ndër emrat që De Biasi synon t'i afrojë në ekipin kombëtar janë në shënjestër edhe të përfaqësueses së Kosovës. De Biasi ditë më parë në një intervistë për mediumet në Shqipëri ka thënë se lojtarë perspektivë që mund të jenë shumë shpejt në Kombëtare janë kosovarët Shani Tarashaj, që luan për Grasshopperin dhe U-21 të Zvicrës, Albian Ajeti i Baselit që po ashtu luan për U-21 e Zvicrës, pastaj Milot Rashica i Vitesses, që përfaqëson U-21 të Shqipërisë dhe Liridon Latifi i Skënderbeut, që po ashtu luan me ekipin U-21 të Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.
 
"Janë lojtarë mjaft interesantë. Janë të rinj dhe kanë vërtet shumë cilësi të mira, por duhet parë se a kanë një mendje të profesionistit", ka thënë De Biasi
 
Ndërkohë që ka reaguar trajneri Kosovës, Alber Bunjaku duke u deklaruar kundër. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia