Me shpresën për kualifikim në fazën tjetër, Shqipëria duhet të mendojë edhe për kundërshtarët që mund të ketë përballë, teksa më të mundshmit janë gjigant e Anglisë dhe Gjermanisë.
 
Si e treta nga grupi A, kuqezinjtë do të duhej të takoheshin me vendin e parë të grupit C, Gjermaninë ose Polonia, ose kryesuesit e grupit B, Anglinë ose Uellsin.
 
Megjithatë tashmë po festohet, pasi fati ynë është në duart e të tjerëve. Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj pas suksesit historik kanë një urim për të gjithë tifozat shqiptarë.
 
“Ju duam fort!” ishte ky mesazhi i mbrojtësve kuqezi.




d.b/shqiptarja.com