Në prag të ndeshjes me ekipin e Norvegjisë që Shqipëria do të zhvillojë në datë 22 mars në Oslo, Shqipëria është ngjitur 7 vende në renditjen e FIFA-s që publikohet cdo muaj.

Kështu Shqipëria edhe pse këtë muaj nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje ka fituar 7 pozicione duke u ngjitur në vendin e 64 me 510 pikë të grumbulluara. Përsa i përket ekipeve të tjera të grupit E eleminator për botërorin brazil 2014, ku bën pjesa edhe Shqipëria, është Zvicra që qëndron më lart se të gjithë.

Helvetët nuk kanë lëvizur nga pozicioni i 14 në renditjen botërore, teksa e ndjek pas Norvegjia që ka humbur dy vende. Nordikët në prag të sfidës me kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 29 me 784 pikë. Dy pozicione ka humbur edhe sllovenia që renditet në vendin e 56 me 567 pikë.



Dylber Balla