Shqipëria ka ngritur flamurin e saj edhe në sportin e çiklizmit për herë të parë duke u futur në histori. Iltjan Nika në disiplinën e të rinjve në botërorin që po zhvillohet në Firence të Italisë ka arritur që të pozicionohet në vendin e tretë të podiumit, 3 sekonda nga holandezi Mathieu Van Der Poel dhe danezi Mads Pedersen.
Gara e gjatë 140.05 km u përshkua me kohën 3 orë, 33 minuta e 14 sekonda, ku çiklisti holandez u tregua më i shkathët në finish duke mundur rivalin danez dhe shqiptarin që garon prej disa vitesh me skuadrën italiane Team Palma Ecologia Cipriani.
Nika bën realitet ëndrrën e kombëtares kuqezi për të ngritur lart flamurin në një kompeticion ndërkombëtar siç është botërori i klubeve ku marrin pjesë çikistë nga e gjithë bota.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com