Shqipëria mund Katarin 2-1,
shënojnë Bakaj dhe Bogdani

Shqipëria mund Katarin 2-1,<br />shënojnë Bakaj dhe Bogdani
Një miqësore jo e zakonshme për nga kundërshtari dhe vendi i zhvillimit, është fituar ng kombëtarja shqiptare e futbollit. Shqipëria ka arritur të triumfojë ndaj një kundërshtari modest si Katari me shifrat 2-1.

Ndeshja e zhvilluar në një stadium mesatar të kryeqytetit të Spanjës, Madrid i shërbeu teknikut De Biasi për të testuar akoma më shumë lojtarë të rinj. Pas nëj pjese të parë pa gola, kuqezinjtë shpërthyen që në minutat e para të fraksionit të dytë.

Sulmuesi Elis Bakaj i dha avantazhin Shqipërisë, ndërsa në minutën e 50, një penallti e konvertuar në gol nga Erion Bogdani, bëri që shifrat të shkojnë 2-0. Por Katari rihapi ndeshjen pasi ngushtoi diferencën me nëj gol në minutën e 53, por ky rezultat mbeti në fuqi deri në fund. Miqësorja e radhës e Shqipërisë është po këtë muaj, ndaj Iranit, në Stamboll.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë