Kombëtarja shqiptare përvec humbjes që mori përballë Zvicrës mund edhe të panelizohet. Sharjet raciste të tifozave kuq e zi ndaj mesfushorit shqiptar, Valon Behrami mund t’i kushtojnë kombëtares shqiptare, pasi organizata më e madhe në botë e futbollit FIFA-s ka rregullore të qarta kundër racizmit. Sipas rregullores së FIFA-s, nëse tifozët e një kombëtareje bëjnë thirrje raciste atëherë ajo kombëtare dënohet me të holla por edhe me pezullim të fushës.

Vlen të theksohet se për të njëjtin rast Kroacia është dënuar me një gjobë prej 80 mijë eurove, pas thirrje raciste të adhuruesve së kombëtares kroate të bëra në drejtim të sulmuesit italian, Mario Balotellit të bëra muaj më parë gjatë kampionati evropian të mbajtur në Poloni dhe Ukrainë.

(d.b/shqiptarja.com)