Shqipëria në 3 vjet shkatërroi
16 ton mbetje kimike të rrezikshme

Shqipëria në 3 vjet shkatërroi<br />16 ton mbetje kimike të rrezikshme
TIRANE-  Shqipëria është vendi kandidat për të shkatërruar armët kimike të Sirisë, edhe pse që nga viti 2003 disponon një impiant me tekonologji gjermane për të asgjësuar armët kimike. Baza ndodhet e fshehur mes malit të Dajtit, në fshatin Qafë Mollë, pak kilometra larg kryeqytetit në vijë ajrore.

 
A1Report sjell foto nga pamjet e brendshme të bazës së shkatërrimit të sasisë prej 16 ton armë Kimike tip mustarda që Shqipëria trashëgoi nga Kina dhe regjimi komunist dhe që me një financim amerikan u asgjësua zyrtarisht deri në vitin 2007

Agjensia e eleminimit të mbetjeve kimike të rrezikshme në Shqipëri, është një ndërtim i ri me teknologji të mbështetur nga partnerët ndërkombëtar.

Ky asgjesim është arritur me mbështetjen e agjensisë amerikane të specializuar për eleminimin e mbetjeve të rrezikshme DTRA si dhe fondi Nunn-Lugar.

Nunn-Lugar është projekti i reduktimit të rrezikut gjatë eleminimit të mbjetjeve toksike, dhe është krijuar pikërisht nga dy senatorët amerikan, Samuel Augustus Nunn me origjinë gjeorgjane dhe Richard Green Lugar me origjinë nga indinapolis.

Një nga ekspertët e shkatërrimit të mbetjeve kimke i veshur me uniformën e tij duke punuar në bangon e cila realizon procesin e shkatërrimit të armëve kimike.

Në zonën e rrethuar të bazës ku eleminohen lëndët kimike qëndrojnë të parkuar kontenierët të cilët përdoren për transportimin e mbetejve të rrezikshme.

PROJEKTI
Projekti i themeluar nga senatorët Nunn dhe Lugar, siguroi fonde dhe ekspertizë për shtetet në ish-Bashkimin Sovjetik (duke përfshirë edhe Rusinë, Ukrainën, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Uzbekistani dhe Kazakistani).  Fonde këto të cilat përdoren për të çmontuar stoqet e armëve bërthamore, biologjike dhe kimike. E pikërisht me mbështetje të projektit Nunn-Lugar shtetit shqiptar për tre vitet 2004-2007 ku u shkatërruan 16 ton mbetje të rrezikshme Shqipëria përfitoi 20 milion dollarë.

arme kimike

Një nga ekspertët e shkatërrimit të mbetjeve kimke i veshur me uniformën e tij duke punuar në bangon e cila realizon procesin e shkatërrimit të armëve kimike.

sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut