Shqipëria, në horizont një
miqësore me Irlandën në 30 Maj

Shqipëria, në horizont një<br />miqësore me Irlandën në 30 Maj
Shqipëria mund të luajë një ndeshje miqësore kundër Irlandës, finaliste e Euro 2012-s. Takimi pritet të luhet në Bolonja të Italisë, më 30 maj. Ky takim përkon edhe me një sfidë midis dy trajnerëve italianë, Xhani De Biazit dhe Xhovani Trapatonit. Lajmi u konfirmua zyrtarisht edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Federata synon të zhvillojë me çdo kusht të paktën një miqësore në fundin e muajit maj, në mënyrë që t’i jepet trajneri De Biazi një mundësi të provojë lojtarët që ka parë, së bashku me stafin e tij, çdo fundjavë nëpër Europë.  Miqësorja e fundit e Shqipërisë është ajo kundër Gjeorgjisë, më 29 shkurt 2012, në Tbilisi, të humbur 2-1 e që përkoi me debutimin e trajnerit italian Xhani De Biazi (në atë ndeshje portieri Samir Ujkani priti dy penallti).

Sipas burimeve nga FSHF-ja, dy federatat kanë rënë parimisht dakord për zhvillimin e takimit, më 30 maj në Itali, por më parë trajneri i skuadrës finaliste të Kampionatit Europian, Xhovani Trapatoni duhet të bindet se Shqipëria është kundërshtari i duhur.

Menaxheri i përgjithshëm i Federatës Irlandeze të Futbollit, Xhon Dilejni tha se oferta ishte në tavolinë, por konfirmimi përfundimtar do të vinte nga trajneri i skuadrës, Trapatoni. (a-sport/rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël