Shqipëria në rrezik për gjak, dhuron
stafi i Ministrisë së Shëndetësisë 

Shqipëria në rrezik për gjak, dhuron<br />stafi i Ministrisë së Shëndetësisë 
TIRANE - Rreth 500 persona mesatarisht në një javë kanë nevojë për të marrë gjak. Madje kjo shifër është vetëm për spitalet e Tiranës. Sëmundjet tumorale dhe fëmijët
talasemikë kërkojnë sasitë më të mëdha, 180 dhe 110 njësi gjaku përkatësisht çdo shtatë ditë.

Shqiptarët janë ndër popujt që dhurojnë me pak gjak. Vetëm 0.9% e popullsisë është dhuruese. Kjo sasi është sa gjysma e nevojave aktuale, duke detyruar spitalet të reduktojnë njësitë që u japin të sëmurëve kronikë. Grupi AB negativ dhe 0 negativ kanë dhurimet më të vogla nga 0.7% deri në 4% të totalit.

Apeli i të sëmurëve ka qenë gjithmonë që popullata aktive të dhurojë gjak, ndërkohë që kësaj thirrjeje i është përgjigjur Ministria e Shëndetësisë, pikërisht në ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024