Futbolli shqiptar është tronditur nga nga kompania “Sportradar”, lideri botëror në monitorimin e fluksit të parave që qarkullojnë në bastet sportive.

"Sportradar" pas një monitorimi në një periudhë kohe dy vjecare në raportin e publikuar thekson se përsa i përket manipulimit të ndeshjeve, vendin e parë në botë e zë Shqipëria.

Kompania e njohur botërore “Sportradar” ka siguruar të dhënat nga monitorimi i luhatjeve të koeficienteve në më shumë se 400 kompani bastesh ndërkombëtare, ku kanë figuruar edhe kuotimet e ekipeve shqiptare, për periudhën qershor 2009-nëntor 2012.