Shqipëria ndihmë mjekësore
për refugjatët sirianë në Jordani

Shqipëria ndihmë mjekësore<br />për refugjatët sirianë në Jordani
TIRANE - Shqipëria shprehu sot solidaritetin e saj popullit sirian, duke ofruar ndihmë mjekësore për refugjatët në kampet siriane në Jordani.

Deklarata erdhi sot nga kryeministri i Shqipërisë, i cili i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme që të marrë të gjitha masat në ndihmë të popullit sirian.

“Gjendja në kampin opozitar sirian ka një vendosmëri absolute për të shembur këtë regjim mizor. Këtyre refugjatëve tu ofrojmë ndihmë mjekësore, të dërgojmë ekipe me të gjitha pajisjet deri në hapjen e një spitali fushor për të shprehur solidaritetin tonë njerëzor në kampet siriane në Jordani”, u shpreh Kryeministri gjatë mbledhjes me kabinetin qeveritar.

Nga ana tjetër, Kryeministri i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të marrin masat e duhura dhe të ndërhyjnë për të shpëtuar qytetarët sirianë.
(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!