Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërruar dizajnin e fanellave të Kombëtares Shqiptare në transfertë pas kërkesës që bënë “Tifozët Kuq e Zi”.
Ngjyrat e fanellës së ekipit kombëtar të futbollit në transfertë më parë ishin të bardha me vija të kaltërta. Një dizenjim i tillë solli edhe reagimin e grupimit të tifozëve të cilët e krahasuan këtë dizanjin si të njëjtë me atë të fanellës së ekipit kombëtar të Greqisë. Kjo ka bërë që kompania “Adidas” dhe FSHF kanë vendosur që ngjyrën e kaltërt në fanella ta zëvendësojnë me të kuqe.
Ndeshja e zhvilluar në Lucern kundër Zvicrës ishte ndeshja e parë që Shqipëria zbriti në fushë këto fanella, kjo bëri që grupimi i tifozëve të deklarojnë që dhe përveç logos në gjoks me asgjë tjetër nuk i përfaqëson ngjyrat e kombit tone kjo fanellë.
Për ndeshjen e nesërme pritet që të udhëtojnë drejt Oslos një numër i konsiderueshëm tifozësh të ekipit kombëtar në mbështetje të kuqezinjve përballë Norvegjisë. Ndeshja do të zhvillohet në orën 19:00 me orën tonë.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com