Shqipëria po përgatitet për një tjetër sfidë pas suksesit nw Oslo, këtë herë miqësoren përballë Lituanisë nesër në stadiumin Qemal Stafa. Dy nga futbollistët që pritet ta nisin ndeshjen në formacionin e parë janë edhe Çani me Currin.
Dy futbollistët përpara ndeshjes pohojnë se kjo përballje është mjaft e rëndësishme, pasi do të ndihmoj në drejtim të përmirësimit të skuadrës. Nga ana tjetër Egdar Cani, teksa ka folur për ndeshjen miqësore theksoi se skuadra ka shanse reale për të shkuar në Brazil dhe se me pak kujdes ëndrra mund të behet realitet.
Ndeshja me Lituaninë konsiderohet një test për shumë futbollistë të rinj që janë grumbulluar nga De Biasi, të cilëve do iu jepet mundësia të tregojnë vlerat, mes tyre është edhe Valdet Rama.
(Artur Korriku, Durres)
/Shqiptarja.com