Kombetarja e Shqiperise në futboll, ne rifreskimin e listes se FIFA-s eshte ngjitur 5 shkalle me lart. E gjitha kjo ka ndodhur menjehere pas dy fitoreve radhazi te cilat kuqezinjte i arriten ne miqesoret e muajit maj 2012.

Fitoren e pare skuadra jone perfaqesuese e shenoi kunder Katarit ne Madrid me rezultatin 2-1, ndersa te dyten ne Stamboll perballe Iranit me shifrat 1-0. Tani per trajnerin De Biasi dhe lojtaret e Kombetares se Shqiperise eshte nje pauze verore e cila do te kulmoje me miqesoren e fundit perpara Elimibnatoreve Brazil 2014. Ajo do te luhet ne Tirane me skuadren perfaqesuese te Moldavise.

Në majën më të lartë të klasifikimit aktualisht mbetet ende Spanja, kampione Europe dhe e botës në fuqi. Uruguaj tani është në vendin e dytë ndërsa Gjermania ka zbritur në vendin e tretë. Holanda dhe Brazili zënë vendet katër dhe pesë ndërsa Anglia është në vendin e gjashtë. Italia ka zbritur në vendin e 12 ndërsa Franca është edhe më poshtë, në të 14-tin.(rb/shqiptarja.com)