Në rënditjen që publikohet çdo fillim muaji nga orgamizmi më i lartë futbollit botëror, FIFA, kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur me katër vende për muajin korrik. Shqipëria mban vendin e 75 me 448 pikë të grumbulluara në rënditje, disa nga vendet që lëmë pas janë Guinea, Bjellorusia dhe Izraeli.

4 vendet e fituara në rënditje kanë ardhur si pasojë e dy fitoreve në ndeshjet miqësore. Në vendin e parë pa asnjë diskutim vazhdon të jetë Spanja me një diferencë të konsiderueshme pikësh nga ndjekësit më të afërt.

Më pas rënditja vazhdon me Gjermaninë që është ngjitur në vendin e dytë duke zbritur Uruguajin në të tretin.

Ajo që bën përshtyje në rënditjen e muajit korrik është zbritja me gjashtë vende e Brazilit që rënditet i 11-ti, ndërsa Italia pas arritjes në finale është ngjitur me gjashtë vende duke u pozicionuar në pas Portugalisë dhe sipër Argjentinës. Vendet e Amerikës Latine kanë pësuar zbritje pasi, pasi kanë qënë pushim.

(d.b/shqiptarja.com)