Kombëtarja shqiptare e futbollit është më e mirë kur nuk luan. E ndërsa në muajt e fundit pësoi rënie në krahasim me muajin korrik kur siguroi pozicionin më të mirë në renditjen e FIFA-s, fillimin vitin 2014 e ka nisur pozitivisht, pasi ka siguruar ngjitjen më një pozicion në krahasim me muajin dhjetor.
Kombëtarja e drejtuar nga trajneri italian Gianni De Biasi për muajin janar është pozicionuar në vendin e 56-të ndër ekipet më të mira të planetit.
Kombëtarja kuqezi, edhe pse vazhdon të jetë në kuotën e 571 pikëve, ka ngjitur një shkallë falë rrëshqitjes së Norvegjisë që më parë ndodhej para nesh, ndërsa tani ka humbur 5 pozicione.
Shqipëria është në pikë të barabarta me Australia edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje miqësore muajin e fundit, ndërsa lë pas Burkina Fasos, Sllovakinë e Guinenë, ndërsa nuk ka asnjë surprizë përsa i përket 25 vendeve të para, që mbeten të pandryshuara në raport me dhjetorin.
/Shqiptarja.com