Në kuadër të datës së lirë të FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë arritur akordin me Kamerunin.

Më 14 nëntor Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e Kamerunit në Zvicër në stadiumin "Stade de Geneve" të qytetit të Gjenevës në orën 20.45

Në ekipin kamerunas ka shumë emra të shquar ndër të cilët është padyshim edhe Samuel Eto.

Kameruni ka paraqitur nivel të lartë loje në Kompeticionet si Kupa e Afrikes apo Kampionati Botëror duke spikatur mbi ekipet e tjera të kontinentit.

Për trajnerin De Biasi kjo është një mundësi e rëndësishme për të provuar lojtarë të rinj.

(d.b/shqiptarja.com)