Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore përballë ekipit të Armenisë më 14 gusht në Tiranë, por akoma nuk është vendosur saktësisht se ku do luhet, pasi në qershor është vendosur të prishet stadiumi.

Megjithatë përfaqësuesit e të dy ekipeve kanë vendosur që të përballen mes tyre përpara ndeshjeve eleminatore për Botërorin e Brazilit në shtator.

Edhe këtë herë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk kanë arritur që të gjejnë një kundërshtar të një niveli të lartë për t'u ndeshur, pasi Armenia renditet në vendin 90, ndërsa Shqipëria theu rekordin duke u pozicionuar në vendin e 48.

d.b/shqiptarja.com