TIRANE - Organizata Botërore e Shëndetësisë, PNUD, UNICEF dhe fondacioni Fëmijët Shqiptarë kanë zgjedhur 2 prillin Ditën Ndërkombëtare të Autizimit për të promovuar Rezoluten e Kombeve të Bashkuara mbi Autizmin. Këto organizata duke mbështetur personat që kanë këtë sëmundje kanë bërë thirrje për ndërgjegjësim të publikut ndaj autizmit.
Përfaqësuesi i UNICEF në Tiranë theksoi së diagnostikimi i hershëm është çelësi i çrregullimeve të autizmit, por ndërkohë kërkoi të hartohen politika për mbrojtjen e tyre sociale, si dhe përfshirjen në arsim e punësim.
“Prandaj ne kemi nevojë për më shumë profesionistë të shëndetit, mjekë dhe infermierë, me njohuri më të mëdha në lidhje me identifikimin e autizmit, këshilla te duhura profesionale dhe referimin e duhur", tha Palm. Me Fondacionin e Fëmijëve, sipas tij, "Shqipëria ka një burim në dispozicion të cilën ajo duhet ta vendosi në përdorim të mirë".
Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri theksoi se njerëzve me autizëm duhet t'u sigurohet përfshirje sociale, nëpërmjet një sistemi të përmirësuar të mbrojtjes sociale dhe politikave të përmirësuara dhe veprimeve sektoriale si në fushën e arsimit ashtu edhe në atë të punësimit.
Ai solli si shembull punën e PNUD, që “është duke eksploruar mundësinë e gjenerimit tё ndërmarrjeve shoqërore të cilat do t’u japin njerëzve që vuajnë nga autizmi mundësinë për punë produktive”.
Rezolutës mbi Autizmin për të vënë në lëvizje mekanizmat e duhura, të cilët do të mundësojnë veprime të koordinuara ndërkombëtarisht në drejtim të qasjes së problematikave që sjell ky çrregullim si dhe të sigurimit të mundësive të barabarta për përfshirje dhe pjesëmarrje në shoqëri të individëve të prekur prej tij.
Shqipëria, është një ndër bashkëmbështetëset kryesore mes vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në drejtim të miratimit të Rezolutës mbi Autizmin e titulluar. Nё ditët e sotme, 1 nё 88 fёmijё vlerësohet se ka autizëm në SHBA.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com