Ka që pyesin, ç’të duhen hallet e Kosovës, ç’punë ke me Demarkacionin me Malin e Zi, pak halle ka Shqipëria që shkon deri në Kosovë, po shqiptarët e Kosovës pse nuk ngrihen për hallet e shqiptarëve të Shqipërisë. Këto janë pyetje vrastare, janë pyetje që e kanë brenda përgjigjen, janë pyetje, pjellë e një pune përçarëse shumë vjeçare, janë pjellë e devizës, përça e sundo.
Politikat e qeverive të Tiranës dhe Prishtinës kanë punuar në mënyrë konstante jo pro bashkimit real kombëtar. Puna e tyre negative udhëhiqet nga interesa tejet të ngushta dhe dritëshkurtra, interesat e tyre personale, kanë kompleksuar dhe udhëhequr me pasoja negative historinë e shqiptarëve në Ballkan.
Nuk duhet shumë mund të provosh këtë orientim të tyrin antikombëtar, mjafton të vëzhgosh mënyrën si qeverisin, standardet e tyre superiore të korruptimit të vlerave shumëplanëshe duke ulur kokën e shqiptarëve përballë botës, duke ushqyer emigracionin si rrugë zbrazjeje territori vërteton se ata mbisundues kanë pushtetet e tyre personale jo atdhetarinë dhe dinjitetin kombëtar.
Vijëzimi kriminal i kufijve me Malin e Zi ka pasoja historike dhe kombëtare për shqiptarët pavarësisht se ku ndodhen fizikisht. Trojet që ky demarkacion i heq shqiptarëve janë troje kuptimplotë për historinë e mbijetesës sonë kombëtare.
Të heshtësh për këtë demarkacion kriminal, kompromenton rëndë qenësinë personale të çdo shqiptari të kësaj epoke. Shqipëria reale nuk e do Demarkacionin. Shqipëria reale ka dinjitet.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com