Shqipëria rekord historik në FIFA
shpresat te e treta e vërteta e KAS-it

Shqipëria rekord historik në FIFA<br />shpresat te e treta e vërteta e KAS-it
Fjala historike është kryefjala e shumë artikujve për arritjet e kombëtares shqiptare të futbollit në edicionet e fundit, pasi po shkon nga njëri rekord në tjetrin falë paraqitjes mjaft të mirë në fushë.

Këtë herë shpërblimi për punën e kuqezinjve dhe De Biasit ka ardhur nga FIFA në renditjen e muajit Korrik duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e 36, si kurrë më parë në historinë e saj.

Triumfi në renditjen botërore erdhi pas fitoren në miqësoren me Francën në Elbasan me rezultatin 1-0. Pozicionit të tanishëm SHqipëria i ishte afruar vitin e kaluar ku u pozicionua e 37 pas barazimit me Norvegjinë.

Ndërkohë që të gjithë shpresojnë që rekordi historik në FIFA të shoqërohet edhe me një tre pikësh nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, e cila ditën e premte do të japë vendimin përfundimtar për dhunën që u ushtrua nga serbët ndaj kombëtares shqiptare në tetor të vitit të kaluar në sfidën që u ndërpre në të 41’ për shkak të hedhjes në fushë të fishekëzjarrëve nga tifozët e

Serbisë dhe që më pas u pasua me dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe me fotot e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Shqiptarët presin me zemrën ngrirë vendimin që u paralajmërua edhe disa herë më parë, por shtyrjet janë bërë të mërzitshme nga KAS, teksa të nesër shpresohet që fundi të jetë i lumtur për Shqipërinë.

Një trepikësh do ta ngrinte në vendin e dytë në renditje pas Danimarkës me 10 pikë duke na afruar akoma më shumë me kualifikimin, por për këtë duket se nuk do të mjaftojë vetëm loja brenda fushe, por edhe jashtë saj.....


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion