Shqipëria do të zhvillojë sot në orën 20:45 ndeshjen miqësore përballë ekipit të Kamerunit në Gjenevë të Zvicrës.

Ndeshja pritet me mjaft interes, pasi përballë do të jetë sulmuesi i njohur Samuel Eto'o, i cili është grumbulluar me afrikanët dhe pritet që ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Në këtë sfidë, pavarësisht se është miqësore, trajneri italian De Biazi do të kërkojë fitoren për të festuar një vjetorin në drejtimin e Shqipërisë në mënyrën më të mirë.

Në formacionin e parë përballë Kamerunit do t'ju jepet mundësia futbollistëve të rinj, por edhe atyre që anë aktivizuar më pak deri tani. Porta do ti besohet Etrit Berishës, i cili realizoi një paraqitje mjaft të mirë me Slloveninë.

Në qendër të mbrojtjes rikthehen dy kosovarët Mavraj dhe Curri, ndërsa nga krahët Lila dhe Arapi. Theksojmë që Arapi debuton përherë të parë me fanellën kuqezi. Në mesfushë do të zbresin Bulku, Vila, Lila, Bakaj dhe Sabien Lilaj.

Në sulm do të jetë i vetëm sulmuesi i Luganos Armando Sadiku, i cili po realizon një paraqitje pozitive me ekipin e tij në Zvicër. Ndeshja pritet që të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh kuqezi në Zvicër, pasi komuniteti shqiptar në këtë shtet është i madh në numër.

(D.B/SHQIPTARJA.COM)