Shqipëria shkon në Eurosong
me “Zemërimin e një nate”

Shqipëria shkon në Eurosong<br />me “Zemërimin e një nate”
TIRANË - Hersiana Matmuja me këngën “Zemërimi i një nate” është fituesja e festivalit të 52 në RTSH. Çmimi është dhënë mbrëmjen e djeshme pas tre netësh konkurimesh. Matmuja është edhe këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Europian të Këngës në Kopenhagen.
 
Kënga “Zemërimi i një nate”, e interpretuar nga Matmuja, me vargje të Jorgo Papingjit dhe muzikë e orkestrim të Genti Lakos, u përzgjodh nga juria si kënga më e mirë mes 16 krijimeve të reja që u prezantuan në netët e këtij edicioni, i cili u përmbyll të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
 
Juria e përbërë nga emra të njohur të muzikës dhe fjalës si Agim Krajka, Aleksander Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Xhevahir Spahiu, Eriona Rushiti dhe Bojken Lako, vlerësoi me çmim të dytë këngën “Me ty”, interpretuar nga Klodian Kaçani, dhe me çmim të tretë këngën “Grua”, interpretuar nga Saimir Braho.
 
Festa më e madhe këngës shqiptare u zhvillua për tre netë në Pallatin e Kongresve në Tiranë. Këtë vit drejtor i Festivalit ishte Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana. Drejtorë Artistikë ishin Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, ndërsa producent muzikor Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti iu  besua Petri Bozos, skenari Alda Bidës, ndërsa skenografia mjeshtrit Adnan Kastratit.
 
Në dy netët e para u prezantuan 16 këngët konkurrente, tetë për çdo natë, ndërsa nata finale ngjiti në skenë të gjithë këngëtarët pjesëmarrës.
 
Nën prezantimin e Enkel Demit dhe aktores së re Klea Huta, nata finale e edicionit të 52 të Festivalit të Këngës në RTSH rezervoi shumë supriza për spektatorin. Të ftuar specialë të kësaj nate ishin fituesja e Eurosong 2013, danezja  Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, dhe Elhaida Dani fituese e ”The Voice of Italy”.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!