Duket se fati është me Shqipërinë këtë edicion edhe kur nuk luan, pasi në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin Maj është pozicionuar me 5 pozicione më lart duke thyer një tjetër rekord që vendosi vetëm një muaj më parë.
Kështu në muajin Prill kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajneri Italian De Biasi arriti të pozicionohej në vendin e 48 pas dy fitoreve të mrekullueshme përballë ekipit të Norvegjisë në transfertë dhe në miqësoren me Lituaninë në shtëpi me rezultatin e thellë 4-1.
Por vetëm një muaj më pas, në renditjen e Majit, që u publikua sot, kuqezinjtë edhe pse nuk kanë zbritur në fushë këtë muaj arritën të fitonin edhe tre pozicione duke u ngjitur në vendin e 43 me 640 pikë.
Nga kundërshtarët tanë të grupit Zvicra ka përparuar një pozcion, dhe tani gjendet në vendin e 14, Norvegjia ka zbritur një pozitë dhe tani është e 31, ndërsa që skuadrat poshtë Shqipërisë nuk kanë ndryshuar në renditje nga muaji i kaluar Sllovenia e 55, Islanda e 73 dhe Qipro e 123.
Përsa i përket 10 ekipeve të parë nuk ndryshon asgjë këtë muaj, me Spanjën që vazhdon të udhëheqë dhe në vendin e dytë Gjermania.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com