Shqipëria vazhdon që të ngjitet në renditjen e FIFA-s edhe për muajin Korrik duke sigurar një tjetër histori suksesi. Barazimi me Norvegjinë në 1-1 më 7 qershor në ‘Qemal Stafa’ i ka dhënë të drejtë Shqipërisë që të ngjitet edhe një pozicion më shumë në renditjen e FIFA-s nga vendi i 38-të që mbante muajin Qershor të fitojë një pozicion më shumë duke u ngjitur në vendin e 37 -të të klasifikimit me 689 pikë në total, duke lënë pas edhe kombëtaren e Japonisë, kampione në fuqi e Azisë.

Muajt e fundit kanë rezultuar shumë pozitiv për kombëtaren kuqezi falë punës së mirë që është bërë nga stafi drejtues me De Biasin në krye. Nga vendi i 43-të për muajin maj, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biazi e panë veten të 38-tin për Qershorin, me 690 pikë, një sukses që erdhi një ditë para kualifikueses me Norvegjinë, e barazuar 1-1 në Tiranë.

Tashmë jemi të 37-të, Sllovenia, me të cilën do të ndeshemi në shtator mban vendin e 45-të me 634 pikë, Islanda renditet në vendin e 73-të. Norvegjia fitoi 4 pozicione pas barazimit me Shqipërinë dhe mban vendin e 25-të, ndërsa Zvicra zbret e 16-ta duke humbur dy pozicione. Kryesimin e renditjes së përgjithshme vazhdon ta mbajë Spanja, pavarësisht humbjes përballë ekipit të Brazilit në Kupën e Konfederatave. Kampionët e botës dhe të Evropës ndiqen nga Gjermania, Kolumbia, Holanda dhe Italia.


d.b/shqiptarja.com