'Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia', Rama intervistë për ‘La7’: Meloni një person shumë real

ITALI-Kryeministri Shqipërisë Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë për median italiane “La7”. Rama ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia.

"Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, është shprehur Rama në intervistën e tij për gazetarin Federico Marconi.

Më pas Rama është pyetur raportin e tij me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe se si ai ka arritur të jetë aq i lidhur politikisht me lideren romane.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi se kryeministri është i djathtë, i majtë apo demokristian. Është vendi më afër nesh. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit.” –tha Rama

Së fundi Rama është pyetur për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

"Shqipëria nuk ka asnjë kosto mbi operacionin që Italia do të zhvillojë në Shqipëri për emigrantët. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria i ka dhënë përgjegjësinë të shërbejë në një territor që do të menaxhohet tërësisht nga Italia."-përfundoi Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq ditën e djeshme në “prime time” në T7 në Itali në një intervistë me gazetarin italian Federico Markoni.

Mes të tjerash, gazetari e pyeti për zërat nëse këtë verë kryeministri shqiptar ishte takuar me Giorgia Melonin meqë kjo e fundit ishte “zhdukur” katër ditë nga qarkullimi në Itali, por kryeministri shqiptar e mohoi.

Ndërkohë, një detaj në tavolinën e punës së kryeministrit shqiptar, tërhoqi vëmendjen e gazetarit italian.

Pjesë nga intervista:

Vitin e kaluar Giorgia Meloni ishte turiste në Shqipëri. Po këtë vit e keni takuar?

Rama: Jo këtë vit gjatë verës nuk jemi parë.

Po pse në Itali qarkulluan zëra se për 4 ditë që u zhduk, kishte ardhur këtu për t’ju takuar…

Rama: Po, por në Itali qarkullojnë zëra për gjithçka e për të gjithë, por kjo nuk është e vërtetë. Do ishte bukur të ishte e vërtetë por nuk është.

Dhe një pyetje që nuk e kisha planifikuar. Pse e ke Putin në tavolinën tënde të punës?

Rama: Se më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh aftësinë e autoironisë, të kesh sensin e ironisë së historisë edhe nëpërmjet këtyre objekteve të vogla, është e rëndësishme për të mos qenë skllav i historisë  dhe të mos e marrësh veten shumë seriozisht.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/09/2024 02:33

    Si shume lart po gjuan! Italia ben pjese te G7,po ne ku bejme pjese ,tek Z100?! Here tjeter syno te krahasohesh me Kroacine minimalisht e Rumanine maksimalisht,se nuk shkon dot me teper edhe sikur te pelcasesh nga zilia.

    Përgjigju
  • Italia: 20/09/2024 10:28

    Si cila Italy? Ajo e jugut apo e Veriut? Sepse asaj te jugut ja kemi kaluar tashme. 4 familje mafioze kane ata, 3 ne kryeqytet plus 4 ne cdo qytet kemi ne. Gjithe rinia e Italise se Jugut kane emigruar. Po ashtu dhe ne. Njesoj jemi. Te varfer Italianet e Jugut. Te Shkundur ne.., etj etj etj.

    Përgjigju
    • Gen: 20/09/2024 12:50

      Mese e drejte

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament