TIRANË- Nga Berati, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhjetëra protestuesve që u mblodhën për herë të dytë në Tiranë për të kundërshtuar projektin për resortin luksoz në Zvërnec, me akuzat se ndërtimi shkatërron mjedisin dhe biodiversitetin. Shefi i qeverisë u kujdes të nënvizojë edhe njëherë që zona e Pishë-Poros është zonë e mbrojtur e kategorisë 5, por që lejon zhvillimin dhe ndërtimin. Në asnjë rast, shtoi Rama, natyra nuk është kërcënuar dhe kurrë Zvërneci nuk është hequr nga zona e mbrojtur.
“Ka një protestë në Tiranë, protestë për të mbrojtur natyrën, po kush e ka kërcënuar natyrën? Kush e ka vënë në rrezik bisodiveristetin. Protestohet se është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërnecin, po kush e ka hequr dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zone. Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5, peizazh i mbrojtur, kështu është dhe sot, kështu do jetë dhe nesër. Protestohet për çfarë?”, tha Rama.
Protestuesve u tha se kanë rënë pre e manipulimeve dhe se toka nuk është i shitur izraelit siç po gëlon në rrjet, por bëhet fjalë për një projekt që do të zhvillohet nga dy vëllezër nga Katari që vlera e investimit arrin në 4 mld euro. Kryeministri tha se ata që çohen në protesta, duhet të nxjerrin edhe projektin të cilin kontestojnë, por theksoi se projekti arkitektonik nuk ekziston, pasi ende po bëhet studimi mjedisor.
“Normalisht kush proteston duhet të thotë unë protestoj për këtë projekt? Por nuk kanë se si ta nxjerrin sepse projekti akoma nuk ka përfunduar, Është një projekt që punohet prej vitesh, në emër të interesit të shqiptarëve kemi mbajtur një qëndrim kërkues…Bie pre e ca pseudo-myslimanëve që përhapin një legjendë që Zvërneci i është shitur Izraelit”, shtoi Rama.
Shefi i qeverisë theksoi se tashmë Shqipëria ka hyrë në një tjetër fazë, atë të turizmit elitar dhe se investime të tilla, që ka katërfishuar vlerën e pronës, do t’i donte çdo vend.
“Kush mendon se turizmi cilësor, është një turizëm që iu vlen vetëm atyre që vijnë, mendon gabim, sepse ata kur vijnë duan të ushqehen me çfarë prodhon vendi ku shkojnë, investime si ky i Zvërnecit janë investime që do ti donte çdo vend dhe janë investime që jo çdo vend ka dëshirë ti shohë që ti bëjë Shqipëria. Janë investime që mobilizojnë të gjithë çfarë ka rreth e rrotull. Mobilizojnë bujqit, blegtorët, mobilizojnë sistemin e transportit. Pa nisur investimi, ka rritur 4 fish vlerën e pronës”, vijoi Rama.
Për 35-vjetorin e PS, Rama u ndal edhe te sulmet e opozitës ndaj tij dhe familjes, por për socialistët kishte një mesazh të qartë.
“Blatën dhe akuzat e shpifjet dhe atyre që më kanë votuar janë shumë e vështirë që ti përballoj, ti pranoj, sepse përtej të gjitha pretendimeve akuzave, hamendësimeve lidhur me mua, unë një gjë jam i sigurt si Mangalemi që është pas meje, se qysh në ditën që më keni çuar në atë zyrë, unë s’ju kam tradhtuar dhe nuk iu tradhtoj kurrë”, përfundoi Rama.
Ndërsa në Tiranë protestohet për Zvërnecin, kryeministri Edi Rama foli sërish për investimin nga Berati, duke theksuar edhe njëherë se kjo është zonë e mbrojtur kategoria 5, por që e lejon ndërtimin. Kryeministri tha se askush nuk e ka kërcënuar natyrën dhe biodiversitetin. Ai theksoi se Shqipëria tashmë ka kaluar në një fazë tjetër për të kërkuar turizëm elitar, e investime të tilla theksoi se do t’i donte çdo vend.
“Ka një protestë në Tiranë, protestë për të mbrojtur natyrën, po kush e ka kërcënuar natyrën? Kush e ka vënë në rrezik bisodiveristetin. Protestohet se është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërnecin, po kush e ka hequr dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zone. Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5, peizazh i mbrojtur, kështu është dhe sot, kështu do jetë dhe nesër. Protestohet për çfarë? Debati real nuk është a do mbrohet apo biodiversiteti, a do hiqet apo do rrijë ajo zonë si peizazh i mbrojtur, sepse ajo ka qenë, është dhe do jetë. Debati sot është më i thjeshtë, por edhe më i thellë se kaq. Çfarë Shqipërie do zhvillojmë ne dhe çfarë Shqipërie do kemi ne pas 10-15 vitesh dhe si do ta rrisim ne Shqipërinë ekonomikisht si do ta rrisim PBB, nëse ne industrinë tonë kryesore kemi turizmin. Truizmi zhvillohet pikërisht nga ato vende që kanë respekt për natyrën dhe mjedisin. Por nëse ne mendojmë që do rrisim PBB, pagat, pensionet, konsumin, zinxhirin e vlerës në territoret tona, pa rritur cilësinë e turizmit ne mendojmë gabim. Nëse ne mendojmë se do të përqendroheni dhe të vazhdojmë me investimet e vogla copa-copa dhe me hotelet që sjellin vetëm turizmin masiv, i cili nuk është i qëndrueshëm në afat gjatë, atëherë ne mendojmë gabim. Kush mendon se turizmi cilësor, është një turizëm që iu vlen vetëm atyre që vijnë, mendon gabim, sepse ata kur vijnë duan të ushqehen me çfarë prodhon vendi ku shkojnë, investime si ky i Zvërnecit janë investime që do ti donte çdo vend dhe janë investime që jo çdo vend ka dëshirë ti shohë që ti bëjë Shqipëria. Janë investime që mobilizojnë të gjithë çfarë ka rreth e rrotull. Mobilizojnë bujqit, blegtorët, mobilizojnë sistemin e transportit. Pa nisur investimi, ka rritur 4 fish vlerën e pronës. Ca do me thënë që ne Shqipërinë nuk ua japim Shqipërinë të huajve. Ca do me thënë që Shqipëria është e shqiptarëve, kush e ka vënë ndonjëherë në diskutim këtë. Puna është se si do ti bëjmë shqiptarët të ndihen në Shqipëri, si qytetarë që janë të barabartë në gjithçka, jo vetëm në të drejta por edhe në mundësi me të tjerët, apo si qytetarë të një vendi që ndryshe nga të tjerët ka mundësi të bëhet konkurrues në ligën më të lartë të turizmit”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në kuadër të 35-vjetorit të PS, nga Berati hodhi poshtë pretendimet se zona e Zvërnecit i është shitur Izraelit, duke i cilësuar ato si teori të rreme që synojnë të krijojnë konfuzion në opinionin publik.
“Janë investime që mobilizojnë të gjithë zonën. Investimi në Zvërnec, sjell përfitime të mëdha. Do të rritet vlera e pronës. Çfarë do me thënë që Shqipëria është e shqiptarëve, kush e ka vënë në diskutim? Por si do t’i bëjmë shqiptarët të ndjehen në Shqipëri. Normalisht kush proteston duhet të thotë unë protestoj për këtë projekt? Por nuk kanë se si ta nxjerrin sepse projekti akoma nuk ka përfunduar, Është një projekt që punohet prej vitesh.
Në emër të interesit të shqiptarëve kemi mbajtur një qëndrim kërkues…Bie pre e ca pseudo-myslimanëve që përhapin një legjendë që Zvërneci i është shitur Izraelit dhe aty do vijnë palestinezët…Përhapin edhe video ku kërkojnë të dinë emrin , mbiemrin dhe vendbanimin e atij rojës që bërë atë akt skandaloz dhe e duan sepse duan ta vrasin dhe e thonë", tha Rama.
Rama gjatë fjalës së tij nuk la pa komentuar edhe artikujt e mediave greke në lidhje me protestat në Zvërnec.
"Na është shqetësuar media greke nga mëngjesi në darkë për mjedisin në Shqipëri. Ndërkohë askush nuk tregon projektin, që po ndërtohet nga studiot më prestigjioze në botë, studimi për mjedisin po bëhet nga studiot më prestigjioze në botë. Pa gjithë këto nuk ka leje ndërtimi. Ku janë këto? Nuk janë se nuk kanë përfunduar. Atëherë çfarë bëhet kundërshtia. Ajo që ndodhi ishte skandaloze. Shtet matet me mënyrën si reagon. Ça duhet të bëjmë më shumë qeveria dhe shteti. Arrestimin e personit, vënien në ndjekje penale të rojeve aty. Heqjen e licensës së kompanisë private. Çfarë duhet të bëjmë?", shtoi Rama.
Turi i takimeve në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, vijoi këtë herë në qyetin e Beratit. Në fjalën hapëse Ministri i Shtetit dhe Pushtetit Vendor, Ervin Demo, shprehu mirënjohjen për të gjithë socialistët që kanë kontribuar në rrugëtimin e këtyre 35-viteve të PS.
“Jemi mbledhur për të festuar 35-vjetorin e PS. Kur ky rrugëtim ka filluar para patjetër që idelaet për Shqipërin më të mirë ka qenë një busull orientimi për këtë forcë politike. Gjatë këtyre 35-viteve jemi mirënjohës për ato që kanë kontribuar në kohë të vështira.
Kjo parti që troket Shqipërinë më afër BE është bërë falë Edi Ramës që dita ditës ka arritur të modernizojë Shqipërinë . Me në krye Edi Ramën ne do ta vazhdojmë që ta transformojmë Shqipërinë më shumë se asnjëherë”, tha Demo.
Komente









