/ATSH /.- Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës e Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë.
"Të dyja vendet tona historikisht dihet se kanë pasur marrëdhënie të mira vëllazërore dhe këto marrëdhënie do të vazhdojnë të jenë edhe më tej, duke u forcuar çdo herë e më shumë", tha ministri Hyseni, cituar në njoftimin zyrtar të dërguar.
Ambasadori shqiptar, Minxhozi, uroi ministrin Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme. "Shteti i Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format", tha ambasadori Minxhozi.
/Shqiptarja.com