Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka fituar vetëm një herë në historinë e saj përballë Danimarkës dhe kjo daton në vitin e largët 1963, kur Panajot Pano, legjenda e futbollit shqiptar, mposhti danezët me rezultatin 1-0 në "Qemal Stafa".
Statistikat nuk janë "dashamirëse" për kuqezinjtë. Përfaqësuesja jonë është përballur 8 herë me nordikët, nga të cilat ka humbur 6 ndeshje, barazuar 1 dhe fituar po 1 takim.
Ndeshja e parë me dy skuadrave eshte luajtur me 29 qershor të vitit 1963, kur rruga për në Europianin e Spanjës të vitit 1964 vendosi kuqezinjtë përballë skuadrës nordike. Ndeshja e luajtur në gadishullin skandinav përfundoi me rezultatin 4-0. Por, "surpriza" do të ndodhte në ndeshjen e kthimit, kur përfaqësuesja e Shqipërisë do t'i impnohojet danezëve me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Panajot Pano. Kjo do të ishte fitorja e vetme e kuqezinjve përballë kundërshtarit nordik.
Dy skuadrat u shortuan në të njëjtin grup eliminator për kualifikueset e Kampionatit Botëror SHBA 1994 dhe ndeshja e parë u luajt përsëri në Danimarkë. Edhe në këtë përballje Shqipëria pati të njëjtin fat, ku danezët fituan me rezultatin e thellë 4-0 me gola të Jensen, Pingel 2 herë dhe Mëler.
Ne ndeshjen e kthimit, ndeshja përfundoi me shifrat 1-0 në favor të miqve. Sfida e pestë mes dy kombëtareve u regjistrua në vitin 2004. Në Tiranë kombëtarja kuqezi priti për herë të tretë në histori përfaqësuesen daneze, qe ashtu si dhe sot edhe në atë periudhë drejtohej nga trajneri Morten Olsen. Dy gola në pjesën e dytë nga Jorgensen dhe John Dahl Tomason i dhanë ekipit të Olsen fitoren 2-0. Ndërsa ndeshja e kthimit përfundoi sërish me fitoren e nordikëve me rezultatin 3-1. Goli i vetëm për përfaqësuesen shqiptare u realizua nga Erjon Bogdani.
Shqipëria dhe Danimarka ishin në të njëjtin grup eliminator edhe për kualifikueset e Botërorit në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Në ndeshjen e parë Shqipëria humbi me rezultatin 3-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit Shqipëria arriti një barazim 1-1. Golit të Bendtnerit iu përgjigj Erjon Bogdani. Ndeshja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Elbasan është e 9-ta mes dy skuadrave dhe Xhani De Biazi përveç danezëve do të sfidojë edhe historinë.
ATSH
/Shqiptarja.com