Shqipëri-Hungari e U21 në Elbasan
Arena, policia: Ja masat e marra

Shqipëri-Hungari e U21 në Elbasan<br />Arena, policia: Ja masat e marra
Policia e shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për të siguruar ndeshjen që do të luhet sot në Elbasan Arena mes dy ekipeve të U21 të Shqipërisë dhe Hungarisë e cila është e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Europian, Euro2017 që do të zhvillohet në Poloni.

Sipas policisë, janë marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal të ndeshjes  ndërkombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve që do të mbahet në orën  20:00.

Policia saktëson se, 200 efektivë të policisë nuk do të lejojnë parkimin e automjeteve përreth stadiumit deri në përfundim të ndeshjes, ndërkohë që nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të  mitur pa u pajisur me biletë dhë të gjithë sportdashësit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.

Sakaq, nuk do të lejohen që në stadium të futen fishekzjarre, sende të forta, çelësat apo monedhat, ndërkohë që do të ketë një kontroll të gjithë sportdashësve që në orën 18:00 kur do të futen në stadium.

Lokalet rreth stadiumit, sipas policisë, duhet të jenë të mbyllura deri në përfundim të ndeshjes.
 
Ja komunikata e plotë e policisë
Masat e marra nga Policia e  Elbasanit për zhvillimin normal të ndeshjes   ndërkombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve  Shqipëri  dhe   Hungari
Drejtoria Vendore   e  Policisë  Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal të ndeshjes  ndërkombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve  Shqipëri    dhe  Hungari,  e cila do të  zhvillohet   më  datë   28.03.2016,  në  orën  20:00,  në  Stadiumin  Elbasan  Arena.
Sa me sipër , ju  bëjmë  me  dije  se  më  datë  28.03.2016,     :
Në   orën  17:00,  nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit,  deri  në  përfundim  të  ndeshjes.
Nga  Bulevardi  “Kamber  Sejdini”,   duke  filluar  nga   Kryqëzimi  I  romëve  deri  tek  Kryqëzimi  I  tapetave  në  orën  17:00,  nuk  do  të  lejohet   lëvizja  dhe  parkimi  I   mjeteve
Parkimi  I  mjeteve  për  sportdashësit  do  të  lejohet   në  rrugën  e  re  të  Romëve
Bëjmë  me  dije  se  hyrja  e  sportëdashësve   do  të  fillojë  në  orën  18:00,  me  qëllim  për  të  shmangur  rradhët  e  gjata  në  hyrje  për  në  Stadium.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen   200  punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan.
Nuk do te lejohet   marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë
Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me   biletë  dhe  me   kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të  çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji)
e) çelësa  të  ndryshëm
Në të  kundert  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.
Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.
Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth   Stadiumit,  nga  ora   18:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes,   të  marrin  masa    të  jenë  të  mbyllura.
Drejtoria Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë   28  Mars  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.
 
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)