Shqipëri-Itali, Panucci: Krenar ​që
drejtoj Shqipërinë

Shqipëri-Itali, Panucci: Krenar ​që<br />drejtoj Shqipërinë
Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panucci ka dalë në konferencë për mediat.
Panucci ka dhënë vlerësimet maksimale për kundërshtarin, ndërsa ka  theksuar se më shumë rëndësi ka paraqitja e skuadrës se rezultati i  kësaj ndeshjes .

 "Për sa i përket ndeshjes. Jam italian dhe jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Nesër do jem në fushë me djemtë e mi. Do isha i lumtur në qoftë se djemtë do ja dilnin dhe të kishin një sukses. Vlejnë më shumë sesa mendojnë. Jam i bindur që nesër do bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të inatosur sepse po merr shumë kritika. Do vijë për të bërë një ndeshje shumë serioze. Dua të kënaqemi me një rezultat shumë të mirë-ka thënë trajneri Panucci.

Timonieri i kombëtares është shpreshur se në Spanjë bëmë një lojë të mirë, por yjet e përfaqësueses spanjolle  e bëjnë diferencën.
Kapiteni i përfaqësues sonë Ansi Agolli,  është shprehur optimist në ndeshjen ndaj Italisë duke theksuar se një përballje e tillë është e mbushur me adrenalinë, por do bëjmë një paraqitje të mirë nesër në Shkodër.

I pyetur se si do të jetë  formacioni që do të luaj ndaj Italisë, Panucci  ka thënë “Zgjedhja e formacionit ndaj Spanjës i kishte brenda të gjitha vlerësimet. Kini një parasysh që ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë të fitohej. Bëra zgjedhjet duke menduar për të dyja ndeshjet. Në qoftë se luante Sadiku dhe pësonte një dëmtim, unë nuk kisha më sulmues. Në qoftë së luante Agolli dy ndeshje kur vjen nga një dëmtimi afatgjatë, nuk mund t’ia dalë. Sepse është plak"-ka përfunduar trajneri Panucci.

Ndeshja do të luhet nesër në Shkodër në stadiumin "Loro Boriçi" duke filluar nga ora  20:45 minuta.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë