Ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael e vlefshme për fazën eliminatore të Botërorit "Rusi 2018", do të luhet nën masa të rrepta sigurie.
Shkak është bërë alarmi për sulme të mundshme terroriste ndaj ekipit mik dhe si rrjedhojë janë arrestuar disa persona në Shkodër.
Takimi do të luhet nesër në orën 20:45 në "Elbasan Arena". Burime pranë FSHF-së bëjnë të ditur se hyrja e tifozëve në stadium do të nisë që në orën 17:00.
Ndërsa Policia e Shtetit sqaron se tifozët do të kontrollohen imtësisht nga koka te këmbët, për të shmangur çdo incident në stadium gjatë lojës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com