TIRANE- Drejtori i Arkivës së Shtetit, Gjetë Ndoji, ka firmosur sot në Tiranë me drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kosovës, Ramë Manaj, marrëveshjen për bashkëpunim të arkivave të shteteve Shqipëri-Kosovë. Drejtori i arkivave të shtetit Gjet Ndoji e ka konsideruar lidhjen e kësaj marrëveshje si një bashkëpunim më të ngushtë mes dy shteteve dhe me përfitim të ndërsjellë.
Kurorëzimi për herë të parë i marrëveshjes zyrtare për bashkëpunimin mes arkivave të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë do të nisë me hartimin e një fjalori teknik dhe falë tij pritet një bashkëpunim me standard më të lartë.
Drejtori i Agjencisë së Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj, e ka quajtur një domosdoshmëri të marrëdhënieve mes arkivave jo vetëm të Kosovës, por edhe të shteteve të tjera. Manaj ndërkohë thekson momente më të rëndësishme që motivon kjo marrëveshje mes arkivave të dy shteteve, duke shtuar se do të ndihmojë shtetin shqiptar me disa nga arkivat e Turqisë që arkiva e Kosovës i zotëron.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO