Shqipëri-Kosovë, Gjiknuri:
Firmën e zgjodhën gjermanët 

Shqipëri-Kosovë, Gjiknuri:<br />Firmën e zgjodhën gjermanët 
TIRANE- Ministrisë e Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar dje procedurën e konkurrimit për projektin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Përzgjedhja e kompanisë boshnjake “Energoinvest” për ndërtimin e pjesës shqiptare të interkonjeksionit,  është bërë nga konsulentët e bankës gjermane “kfW” dhe ata të Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë (OST).

“Selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës “kfW”, gjatë qeverisjes së shkuar. E gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.  
 
Konkurimi
Procedura e përzgjedhjes së kompanisë “Energoinvest”, që do të kryejë punimet në pjesën shqiptare të interkonjeksionit, ka ardhur, pasi në fazën kur u hap oferta financiare, 1 nëntor 2013,  kishte ngelur vetëm kompania në fjalë. Oferta e re e tenderimit për ndërtimin e interkonjeksionit, pas një periudhe zvarritje 2-vjeçare, u shpall në datën 20 mars të vitit të kaluar. Gjatë kësaj kohe, e deri në hapjen e ofertës financiare, kompanitë e tjera ishin skualifikuar, duke bërë që të ngelte vetëm kompania “Energoinvest”.

“Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se pas periudhës së zvarritjes dy vjeçare nga qeveria e Shqipërisë, amendimi i kontratës së konsulencës për procedurën e ritenderimit është kryer më 4 shkurt 2013. Njoftimi për procedurën e re të tenderimit për këtë projekt u krye më 20 mars të vitit 2013. Më 11 qershor 2013 është kryer hapja e procedurës së tenderimit, marrja e ofertave dhe hapja e zarfit të postkualifikimit. 

Më 9 gusht 2013 është bërë hapja e ofertës teknike ku është kryer edhe skualifikimi i disa ofertave, duke bërë që më 1 nëntor 2013 (kur u hap oferta financiare) të kishte mbetur vetëm kompania ‘Energoinvest’.  Më 12 dhjetor 2013 është kryer firmosja e kontratës për Lot 1 me ‘Energoinvest’”, - deklarohet në njoftimin për shtyp
 
Projekti
Projekti i linjës së interkonjeksionit 400 kV, që do të lidhë nënstacionet NS Tirana 2 (në Shqipëri) me  NS Kosova B (në Kosovë), është i ndarë në dy lote. Gjatësia e interkonjeksionit do të jetë 241.5 km. Ministria e Energjisë bën të ditur se loti 1 do të përfshijë ndërtimin e linjës së intekonjeksionit, ndërsa loti 2 do të përfshijë instalimin dhe pajisjen e nënstacioneve me infrasturkurën e duhur. Ndërtimet e pjesës shqiptare do të kryhen nga kompania boshnjake “Energoinvest”, kurse kompania kroate “Dalekovod” do të kryejë ndërtimet e pjesës kosovare.


Lajmi u perditesua 

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet