Shqipëri-Kosovë, Mujota për A1
Report: Bashkëpunim për portet

Shqipëri-Kosovë, Mujota për A1<br />Report: Bashkëpunim për portet
TIRANË - Pas nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh në mbledhjen e përbashketë të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Ministri i Infrastruktures së Kosovës, Fehmi Mujota, në një intervistë për A1 Report, ka zbardhur detaje për bashkëpunimin mes dy vendeve.
 
Një zë të veçantë në këtë bashkëpunim do e zënë edhe portet, kur dihet që Kosova nuk ka dalje në det. Sipas Mujotës po punohet dhe po diskutohet që për zhvillimin e porteve sipas një plani të përbashkët, ku do të përfitojë edhe Kosova.
 
“Ne kemi marrëdhënie të ngushta në bashkëpunim me ministrin Edmond Haxhinasto dhe do respektojmë plotësisht një plan konceptual për zhvillimin e porteve në Shqipëri të cilat do të jenë dhe në shfrytëzim për Kosovën.

Por në këtë rast duhet të respektojmë dhe kushtet e tregut të lirë dhe pergjegjësisht raportin ekonomik që ekziston në Shqipëri, Kosovë, në rajon por dhe në gjithë botën. Prandaj ne presim që me këto marrëveshje po hapim një mundësi të mirë të kordinimit të matutjeshëm të këtyre aktiviteteve dhe Kosova do të përfitojë nga portet që ka Shqipëria dhe ne nuk ndihemi të munguar në mungesë të detit”, ka deklaruar ministri Mujota, për gazetaren Joniada Koçi.
 
Në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë prioritete sipas Mujotës janë edhe mirëmbajtja e Rrugës së Kombit më pas edhe projektete e tjera për korridorin e 8 dhe të 10 që do t’i japë kështu zhvillim infrastrukturës dhe ekonomisë së dy vendeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit