Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministria e Forcës se Sigurisë së Kosovës kanë nënshkruar dy protokollet e bshkëpunimit midis tyre, për Asistencë në Fushën e Integrimit Euroatlantik dhe Rajonal, dhe në Fushën e Arsimimit dhe Trajnimit Ushtarak.
Për palën shqiptare protokollet u nënshkruan nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, ndërsa nga pala kosovare nënshkroi zëvendësministri për Forcën e Sigurisë, Muhamet Latifi.
Këto dy protokolle nënshkruhen në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe duke mbajtur në konsideratë nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis të dy vendeve dhe vullnetin e përbashkët për ngritjen e tyre në nivelin e një partneriteti strategjik. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë dhe Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës kanë rënë dakord për institucionalizimin e një praktike të re të bashkëpunimit me projekte të përbashkëta të bazuar mbi objektiva prioritarë të të dy palëve në fushën e integrimit euroatlantik e rajonal, si dhe në fushën e arsimimit dhe trajnimit ushtarak.
Në Protokollin e Bashkëpunimit dhe Asistencës në Fushën e Integrimit Euroatlantik dhe Rajonal janë përcaktuar fusha bashkëpunimi ne koordinim, asistencë dhe ekspertizë në fushën ligjore të nevojshme për anëtarësimin në NATO dhe iniciativat rajonale; bashkëpunim dhe ekspertizë për procesin dhe dokumentet kryesorë të anëtarësimit në NATO dhe iniciativat rajonale; vlerësime të përbashkëta të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë, si dhe të formulimit të dokumenteve strategjikë të dy vendeve; koordinim, mbështetje dhe asistencë në fushën e standardizimit dhe zhvillimin e doktrinave dhe manualeve; projekte të përbashkëta studimore për çështje të integrimit nga grupe akademike të organizuara nga struktura përgjegjëse e përbashkët për studime strategjike etj.
Ndërsa në Protokollin e Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit dhe Trajnimit Ushtarak janë përcaktuar bashkëpunime ndërmjet dy ministrive per krijimin e strukturave të arsimit dhe trajnimit të njëjta, si dhe disa shkolla të përbashkëta; kurse kualifikimi për operacionet e kërkim-shpëtimit; kualifikimi i nënoficerëve në të gjitha nivelet nga të dyja palët; shfrytëzimi i ndërsjellët i poligoneve ushtarake, si dhe qendrave të simulimit; bashkëpunimi në fushën e studimit dhe kërkimit shkencor; organizimi dhe zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në nivel toge, kompanie etj. /ATSH/
/Shqiptarja.com