Zv/Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Joshko Klisovi, priti në një takim Ambasadorin e Shqipërise në Zagreb, Ilir Melo.
Klisovi dhe ambasadori shqiptar vecuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, si dhe gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin ekonomik.
Ata gjithashtu theksuan mbështetjen e fuqishme të Kroacisë për rrugën e euro-integrimit të Shqipërisë.
Ambasadori Melo theksoi shkëmbimin e përvojave eurointegruese dhe shtoi se Shqipëria ka themeluar Qendrën e saj të Ekselencës pas modelit të Kroacisë. Ai falenderoi për kontributin e Kroacisë në procesin e dhënies Shqipërisë së statusit të kandidatit, duke shtuar se Tirana e sheh Zagrebin si një lidhje me Brukselin për të gjithë rajonin.
Të dy zyrtarët diskutuan gjithashtu perspektivat për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, sidomos në pikëpamje të autostradës Adriatiko-Joniane dhe rrugëve të energjisë IAP-TAP si një zgjidhje për diversifikimin e furnizimit me gaz dhe pavarësi më të madhe energjetike.
Melo u takua edhe me Ndihmës Ministrin për Çështje Evropiane, Hrvoj Marusiç dhe Ndihmës Ministrin për Ligjin Evropian, të Drejtës Ndërkombëtare dhe Çështjeve Konsullore, Andreja Metelko-Zgombi
ATSH
/Shqiptarja.com