Përpara fillimit të miqësores Shqipëri - Luksemburg, pamjet nga tribunat e stadiumit 'Air Albania' flasin më shumë se çdo deklaratë. Mijëra vende bosh dhe vetëm pak tifozë në shkallët e stadiumit për një ndeshje të Kombëtares, një skenë që deri pak vite më parë do të dukej e paimagjinueshme.
Ndërkohë, tifozët Kuq e Zi nuk do të jenë në stadium, teksa janë pak metra larg impiantit në protestën që po zhvillohet në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' kundër resortit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
“Nuk mundemi të shkojmë në stadium kur ndeshja zhvillohet në shesh…. sot jemi në shesh…”, shkruante grupimi duke i bashkuar protestës në kryeqytet me pankarta edhe kundër zhvillimit të Evropianit të U21 në bashkëpunim me Serbinë.

Përpara ndeshjes Shqipëri - Luksemburg
Lajmi kryesor:
LIVE/ Shqipëri 0-1 Luksemburg në 'Air Albania', nis pjesa e dytë! Maran bën katër zëvendësime






