TIRANE, 28 janar /ATSH/. - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare". /a.ke/







