Tre ministrat e mjedisit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për menaxhimin e ekosistemit ndërkufitar. Ky projekt ka filluar në vitin 2013, por sot ka marrë rikonfirmimin e ministrave të rajonit për mabrëvajtjen e tij.
“Menaxhimi i Ekosistemit Ndërkufitar” ka bërë së bashku të tre ministrat e mjedisit të rajonit. Ministri i Mjedisit të Shqipërisë, Lefter Koka, Ministri i Mjedisit të Maqedonisë, Bashkim Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit të Kosovës Ferat Shala, zhvilluan në Tiranë Takimin e Nivelit të Lartë, gjatë të cilit diskutuan pikëpamjet e tyre për “Për një zonë të mbrojtur ndërkufitare të rajonit, që aktualisht është pjesë e projektit që u prezantua pas Takimit të Nivelit të Lartë.
Me përfundimin e këtij projekti kjo zonë ndërkufitare do të hyjë si krye prioritet dhe me proçedura të thjeshtuara, në çdo aplikim që do të bëhet për fondet IPA ndërkufitare
Projekti është formosur në vitin 2013 dhe ka marrë një rikonfirmim për realizimin e tij edhe nga Ministri i Mjedisit të Kosovës Ferat Shala.
Sinkroni Ferat Shala MM KOsovë
Edhe Ministri i Mjedisit të Maqedonisë Bashkim Ahmeti ndau të njëjtin qëndrim duke thënë se
“rikonfirmojmë vullnetin e qeverisë sonë bazuar në firmosjen e marrëveshjes në 2013 mes 3 vendeve dhe këtij vizioni të përbashkët për avancimin e zonave ndërkufitare. Kontribuojmë në mbrojtjen më efikase dhe përmbushjen e qëllimeve globale për biodiveristetin”.
Projekti Rajonal për Menaxhimin e Eksosistemit Ndërkufitar zbatohet si pjesë e Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglindore - Biodiversiteti dhe financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim me një vlerë prej 3 milionë euro, ky fond ka paracaktuar një vlerë prej 250,000 Euro për të 3 vendet e rajonit, të dedikuar specifikisht për zonën e Sharr/Sar-Planina/Korab-Koritnik”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
34.9%
-
Jo
55.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 292
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut
25 Nëntor, 10:46
-
Itali/ I gjejnë në makinë 16 kg kokainë, arrestohet shqiptari
25 Nëntor, 10:45
-
Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë
25 Nëntor, 10:25
-
Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve
25 Nëntor, 10:23
-
Ndahet nga jeta mjeku onkolog Agim Karaj
25 Nëntor, 10:14
-
Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant
25 Nëntor, 10:14
-
Lufta/ Sulm me raketë ruse në rajonin Kharkiv, 13 të plagosur
25 Nëntor, 10:01
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
25 Nëntor, 09:41
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor, 09:39
-
Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit
25 Nëntor, 09:17
-
Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010
25 Nëntor, 09:11