Shqipëri-Maqedoni, marrëveshje
për agjencitë e turizmit

Shqipëri-Maqedoni, marrëveshje<br />për agjencitë e turizmit
TIRANË- Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruan në Shkup Memorandumin e Bashkëpunimit të Turizmit. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, e cila u shpreh mjaft entuziaste për këtë nismë në prani të homologut të saj maqedonas, duke e konsideruar si një hap të parë drejt një bashkëpunimi të ngushtë dhe pune reciproke për t’i promovuar vendet fqinje ballkanike si një paketë të përbashkët turistike nëpër panaire apo aktivitete të ndryshme.

AKT-ja mori pjesë edhe në seminarin e zhvilluar në Shkup, me temë “Building Macedonia’s Adventure Tourism Market: A two-day Workshop to Build Knowledge and Skills.
Gjatë seminarit, u vu theksi në rëndësinë e turizmit adventuresk, i cili sipas një studimi është një biznes që në vitet e fundit ka patur një rritje vjetore me 26%.
Organizatorët e këtij evenimenti, ATTA (Shoqata e Kompanive të Turizmit Adventuresk) dhe USAID dhanë disa shembuj konkretë të krijimit të kushteve të përshtatshme për zhvillimin e këtij lloji të turizmit.

Ky seminar qe tejet i frytshëm edhe për këmbimin e kontakteve dhe bisedimet që u zhvilluan. U ra dakort që përfaqësues të ATTA të zhvillojnë një tour familjarizues në vendin tonë, me disa prej anëtarëve të tyre, për të eksploruar mjediset shqiptare me potencial për turizmin e aventurës, në mënyrë që në të ardhmen të adresojnë sa më shumë turistë aventurierë nga vende të ndryshme të botës, nëpër malet apo vendet sa më natyrale të Shqipërisë.

Marrë nga "ATSH"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç