TIRANË, 17 Dhjetor /ATSH/- Ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ai i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç nënshkruan mesditën e sotme një marrëveshje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve.
"Marrëveshja e nënshkruar gjatë punimeve të samitit të tretë të krerëve të Kinës dhe Europës Qendore e Lindore parashikon që Serbia dhe Shqipëria të njohin reciprokisht patentat e njëri-tjetrit, të lëshuara nga organet kompetente", bëri të ditur zyra e shtypit e kryeministrisë.
Nënshkrimi i marrëveshjes erdhi pas takimit dypalësh mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç. e.xh/










