Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024".
Ndeshja në Dusseldorf u vendos nga goli i Ferran Torres në minutën e 13-të të ndeshjes.
Në pjesën e dytë kombëtarja shqiptare pati disa raste të mira.
Ndeshja u ndoq me interes dhe me mjaft emocionë dhe nga tifozë të mbledhur në fan zone në qendër të Tiranës.
Komento
Komente









