Shqipëria 15 vite në NATO, Kollçaku: Aleanca, garanci për zhvillim! Anëtarësimi u 'shty' me 5 vjet prej trazirave të ’97

Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Deputeti i PS Bardhyl Kollçaku, ish-shef i Shtabit të FA, koordinator për anëtarësimin në NATO, në një lidhje skype për “Studio Live” në Report Tv kujtoi ditën kur u shënua kjo arritje historike.

“Fat që kam qenë faktor në rrugëtimin në Nato. Zgjodhën rrugën e drejtë, aleancën e vlerave”, tha ai mes të tjerash në një intervistë me Arbër Hitajn.

Për shkak të trazirave të ’97, deputeti Kollçaku thotë se Shqipëria ka humbur të paktën 5 vite nga anëtarësimi në NATO. Por siç nënvizoi ai, falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria është sot anëtare e NATO-s.

“Ishin të vendosur që Shqipëria të anëtarësohej. Për shkak të trazirave të 97 kemi humbur të paktën 5 vjet. Duhet të kishim qenë në raundin e zgjerimit të Natos në 2004. Por ngjarjet e 97 na vonuan në këtë rrugën. Mbështetja e SHBA ka qenë e madhe. Mirënjohje të pafund. Ashtu siç jemi ne për anëtarësim në Naton është e njëjta gjë që pa amerikanë nuk do kishte shtet të pavarur të Kosovës. Për këto dy raste duhet t’i jemi mirënjohës SHBA nga të dyja anët e kufirit”, shtoi ai.

“Mbrojtjen e sigurinë nuk na e garanton vetëm Nato. Të gjithë komponentët e tjerë. Sot rreziqet dhe kërcënimet janë të një natyre që përfshijnë të gjitha aspektet e jetës shoqërore”, tha më tej deputeti.

Teksa e cilësoi NATO-n si aleancën më të siguritë të konsultimit përballë krizave, Kollçaku shpjegoi se Ukraina u la jashtë aleancës në 2009 për shkak se Gjermania dhe Franca nuk donin që të prishnin raportet me Rusinë.

“Nato ishte platforma më e sigurtë e konsultimit dhe e përballimit të krizave, duke qenë bashkë. Është organizatë politike ushtarake në themel të saj ka konsultimin për të adresuar krizat, kërcënimet, rreziqet. Ndaj thashë se thelbi është forcimi i shoqërisë për të përballuar sfidat. Periudhat që po kalojmë na kanë mësuar që ti adresojmë të gjitha kërcënimet në kompleksitetin e tyre. Në 2009 Ukraina u la jashtë. Gjermania dhe Franca nuk donin që ta prishnin me Rusinë dhe nuk i dhanë dorën që të përshpejtonte procesin. Sot aleanca është më e fortë se kurrë. Herët a vonë do jetë radha e Kosovës që të jetë pjesë e kësaj aleance”.

I pyetur nëse Rusia po bëhet gati për agresion përtej Ukrainës, Kollçaku tha se nuk përjashtohet si opsion, megjithatë nënvizoi se ende nuk ka indikacione për ndonjë plan.

“Ne ushtarakët kemi një teori kurrë mos thuaj kurrë. Nuk ka indikacione tani që flasim që Rusia ka ndonjë plan ose synim, më e shumta mund të jetë ndonjë nga vendet rreth saj si Moldavia apo Gjeorgjia. Për momentin nuk ka një plan të tillë sepse Rusia e testoi dhe e pa edhe atë gatishmërinë e palëkundshmërinë e aleancës për ti ardhur në ndihmë Ukrainës.

Mendoj që ne jemi në anën e duhur të historisë por edhe të përgjegjshëm. I kemi kuptuar përgjegjësitë dhe detyrat e shtëpisë dhe janë duke ndjekur procesin e modernizimit dhe transformimit të FA. Nato është garanci për zhvillim. Ka shumë të mira që i atribuohen sigurisë”.

Gazetarja Esmeralda Mulaj tha se në 2009 skepticizmi për Shqipërinë para anëtarësimit në NATO ishte i madh.

“Sot më vjen keq që nuk patëm një ceremoni për 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Nato. Shqipëria kishte shanset më të vogla krahasuar me Kroacinë dhe Maqedoninë, Për ne skepticizmi ishte shumë i madh.”

Baza e Nato-s në Kuçovë, gazetarja thotë se u jep më shumë siguri investitorëve dhe turistëve të huaj që të vijnë në vendin tonë.

“Nato është një garanci për të gjithë investitorët dhe turistët që të vijnë në Shqipëri se është vend i sigurtë. E ka plotësuar dimensionin e anës së sigurisë e dalëngadalë edhe atë ushtarak.”

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë