Albanologu Robert Elsie ka përzgjedhur një koleksion nga imazhet e fiksuara që para 110 vjetësh prej eksploruesit dhe udhëpërshkruesit austro-hungarez.

Tre udhëtime të paharrueshme në viset e veriut të Shqiërisë, në fillim të viteve ‘900 do të linin mbresa të thella tek inxhinieri austro-hungarez Karl Steinmetz. Ai vizitoi dhe fotografoi aspekte të veçanta nga jeta e malësorëve të veriut të Shqipërisë në vitet 1903-1908.