Shqipëria 2012, borxh publik
“pa fre” dhe probleme në energji

Shqipëria 2012, borxh publik <br />“pa fre” dhe probleme në energji
TIRANE - Viti që po mbyllet ishte një vit shumë i vështirë për ekonominë shqiptare dhe veçanërisht financat publike. Kriza e cila vazhdon të mbajë të mbërthyer veçanërisht eurozonën, u ndje më fort se kurrë këtë vit në ekonominë shqiptare. Rritja e saj ra ndjeshëm.

Ndërsa gjatë gjithë 12 muajve, investimet dhe konsumi mbetën të ulta, qeveria nuk mundi të mbajë nën frena borxhin publik. Nevoja për fonde e financime bëri që në fund të vitit ajo të vendoste eliminimin e kufirit, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare për rreziqet e një lëvizjeje të tillë.

ANALIZA
Sipas "Zërit të Amerikës", që i kushtonte një analizë të gjera zhvillimeve në ekonominë shqiptare, asnjë shenjë nuk premtonte përmirësim të situatës ekonomike dhe, ndonëse edhe një vit më parë ishte detyruar të ndërhynte në buxhet për shkak të pamundësisë së realizimit të objektivave të saj, edhe për 2012 qeveria u tregua tejet optimiste në parashikimet e saj, me një rritje ekonomike prej 4.3 për qind.

Lexoni lajmin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF), 30 dhjetor 2012

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse