Shqipëria 3 linja të reja me Kosovën, zëvëndësministri Xhafaj: Synojmë ringritjen e hekurudhave

Në mandatin e tretë qeverisës do të investohet edhe në hekurudha. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj njoftoi se 3 linja të reja hekurudhore priten të ndërtohen për tu lidhur me vende të Bashkimit Europian si dhe me Kosovën.

"Ajo ç'ka po përgatitet nga Ministria është ringritja e hekurudhave  dhe zhvillimi më tej në dy segmenetet e tjera Vorë- Rrogozhinë dhe Vorë –Hani Hotit. Projekti Rogozhinë Pogradec, si për lidhje me Greqin por edhe me Maqedonine e Veriut, ndërsa është në planet aktuale edhe lidhja hekurudhore me Kosovën", u shpreh Xhafaj.

Xhafaj shpjegoi se përse nuk kanë funksionuar linjat hekurudhore deri më tani.

"Braktisja ka ardhur për arsye të kosotove ekonomnike dhe problematikave të ndryshme, nisur që nga rrjeti hekurudhor në vitet 90. Transporti i mallrave ka funksionuar dhe po funksion.

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni ngriti një tjetër problem...

"Do të ketë një plan të saktë ekzekutivi për të rimëkëmbur hekurudhën shqiptare? Do vazhdojnë këto subvencionime të pagujanë punëtorë me paga kot apo do kërkojnë kërkim financim për linjat e amortizuara, apo do qëndrojnë në hije e do i paguajnë individët për ndere politike", tha Gjoni.

Projektligjet pas diskutimeve në komisione do të kalojnë për votim në seancë parlamentare.

Projektligji i parë është krijimi i autoritetit rregullator hekurudhor i cili garanton  konkurencën elirë. Objektivi i këtij ligji është përcaktimi i rrrgullva për krijimin dhe funksiononim e autoritetit, pavarsia e tij në ushtrimin e funksioneve etj.

Projektligji për krijimin e autoritit garanton hapjen e tregut hekurodhor për të patur transport cilësor dhe me standard të lartë,

Projketligji i tretë eshtë ai i krijimit të autoritetit kombëtar të investigimit të aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore dhe detare. Objektivi është përmirsimi i sigurisë së lëvizjes hekurodhore dhe detare, duke kontribuar në parandalimin e  aksidenteve në të dyja drejtimet.

Duke garantuar kushtet edhe për projektet madhore rajonale që janë në objektivat e qeverisë në mandatine tretë, si ajo me Malin e zi  nëpërmjet aksit Vorë-Ani Hoti apo Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut nëpërmjet aksit hekurudhor Rrogozhinë –Pogradec.

Projektligji nr.4 është ai që parashikon ndarjen e hekurudhore ndërmjet shoqërisë SH.A  reformimin e sistemit hekurodhur për përmisirsimin e operimin në këtë insfrastrukturë, duke ndarë atë të transportit të mallrave dhe transportit rrugor.

Ndarja e kësaj shoqërie me 4 shoqëri pritëse, konkretisht  transport mallrash dhe pasagjerëve, infrastrukturë dhe mirëmbajtjen e mjeteve lëvizëse.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 16/06/2021 23:40

    Koha do ta tregoje sa do te realizohen keto or llum

    Përgjigju
  • diku: 16/06/2021 22:02

    Kjo puna e hekurudhave eshte per te qeshur, ka 20 vite qe thuhet qe do behet hekurudha Tirane Durres dhe asgje.... Ka vdekur ai qe e mbuloi vendin me hekurudha....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?