Tiranë, 19 Nëntor / ATSH/ -
Ekspozita fotografike "Shqipëria 70 vjet 1944-2014? është quajtur ekspozita më e fundit, e cila me rastin e 70- vjetorit të clirimit të Shqipërisë, vjen si një ekspozitë e hapur që është instaluar në fasadën e jashtme të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Më e prekshme dhe më e hapur se kurrë kjo ekspozitë që kësaj here nuk çelet as në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe as Muzeun Historik Kombëtar, sjell për çdo qytetar apo kalimtar të rastit rreth 11 fotografi momentesh historike të shoqëruara nga logoja e 70-vjetorit të çlirimit.
"Shqipëria 70 vjet 1944-2014? ka ngjallur një interes tejet të madh nga banorët e kryeqytetit, ku shumë prej të cilëve ndalen dhe vështrojnë fotografitë e prezantuara në këtë ekspozitë, duke realizuar edhe shkrepjet e rastit.
/k.m//a.ke/









