Shqipëria çeli negociatat, Bogdani: BE do shqyrtojë me rigorozitet zbatimin e kapitujve, nëse nuk i plotësojmë kthehemi mbrapsht

TIRANË- Sot Shqipëria është një ditë historike për Shqipërinë, pasi zyrtarisht u çelën negociatat me Bashkimin Europian. Por, rrugëtimi drejt Bashkimit Europian sipas ish-deputetit Gert Bogdani do të jetë i gjatë dhe sfidues, pasi deri më tani ka qenë një fazë përgatitore, por që sot BE do të ushtrojë një mbikqyrje më të madhe në zbatimin e reformave.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, ish-deputeti tha se BE do të ketë një lente më të madhe zmadhuese, që do të shqyrtojë zbatimin për të gjitha kapitujt, ku ndër më kryesoret do të jetë ai i reformës në drejtësi.

“Një lajm shumë i mirë në kontestin gjeopolitik të Europës në ditë të vështirë. BE e ka vullnetin për ta pasur këtë rajon në gjirin e vet, me një shtysë shumë të madhe të SHBA-së. Shtytësi kryesor i Shqipërisë, duke filluar që nga anëtarësimi në NATO, kanë qenë SHBA që e kanë shtyrë një gjë të tillë. Nuk është thjesht një lajm për qeverinë, por për qytetarët shqiptarë. Nga ky moment BE do ketë një lente më të madhe zmadhuese, do shohë çdo gjë me më shumë seriozitet”, tha Bogdani.

Bogdani tha në Report Tv se BE këtë herë ka futur një mekanizëm të ri, që nëse një vend nuk i plotëson dot kapitujt, ekziston edhe mundësia për t’a kthyer mbrapsh.

“Do të thotë që të bëhesh gati tamam për BE. Deri më sot ka qenë fazë përgatitore. Sot BE do vijë të të bëjë punën. Ky proces ka një risi, ndryshe nga herët e tjera. Ka një pikë që është kthimi mbrapsh. Nëse s’ka plotësi kapitujsh kemi kthimin mbrapsh. Plotësimi i kushteve është I domosdoshëm. Shpresoj se nuk do të ndodhë por është një mekanizëm që ka fut BE se kërkon më shumë siguri”, u shpreh Bogadni.

Një koment pati edhe për mungesën e opozitës në Bruksel. Sipas tij, Rama u mundua ta kalojë më batuta mungesën duke thënë se nuk e dinë kush është opozita. Bogadni shprhet se bashkë me delegacionin, duhej të kishte marrë pjesë edhe kryetarja e Këshillit Europian që është Jorida Tabaku.

“Duhet të kishte qenë prezent, Von der Leyen vuri në duke bashkëpunimin me opozitën për të mirën e vendit ishte një gafë e qeverisë që ishte e vetme. Pavarësisht batuta e Ramës që u mundua ta kalonte. Ka një Këshill Integrimi, që është Jorida Tabaku, Kryetari i Këshillit të Integrimit duhet të ishte prezent”, vijoi ai.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut çelën sot negociatat me bashkimin pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
Bogdani në Report Tv: Gati të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, nuk i shmangem sfidave të vështira

 

I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ish-deputeti demokrat Gert Bogadani ka komentuar zhvillimet brenda PD-së. Ai tha se e njeh Sali Berishën si kryetar të partisë, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të kandidojë si kryebashkiak i Tiranës në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se emri i tij është propozuar nga baza dhe nëse lidershipi i PD do e miratojë si kandidaturë, nuk do t’i shmanget kësaj sfide.

“Fjala vetëofrim është abuzim i disa portaleve. Emri është përmendur disa herë, është propozuar nga baza e PD. Nëse lidershipi i PD mendon një gjë të tillë dhe baza e mbështet unë si kam thënë kurrë jo asnjë sfide, sado e vështirë të jetë. Nëse është vullneti i lidershipit dhe mbështetja e bazës nuk i kam thënë asnjëherë jo”, tha ai.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë